Nuk dihet nëse mosha 37-vjeçare do ta lejojë që të “vrapojë” kaq shpejt dhe dyshimet janë të mëdha. Gjithsesi, Ljuis Hamiltoni është i vendosur që të realizojë një revansh ndaj asaj që i ndodhi sezonin e kaluar në Formula 1, kur Maks Verstapen e mundi në garën për titull. Ish-piloti Entoni Dejvidson thotë se e kupton sesi ndihet anglezi. “Ai mendon se u vodh sezonin e kaluar duke iu hequr titulli në xhiron e fundit, – thotë Dejvidsoni, – Hamiltoni dëshiron hakmarrje, madje dëshiron ta shkatërrojë Maks Verstapenin”. Këto janë plane të mëdha, ndërsa kampioni i botës është në një moshë shumë më të përshtatshme, 24-vjeçare dhe besohet se do të jetë ai favorit për të mbrojtur titullin, ndonëse shumëçka varet nga niveli i makinave. Pritet më shumë konkurrencë e Mercedesit, Red Bullit, Ferrarit dhe Meklarenit.
Sfidanti.al