Nuk mund të ankohen që nuk do të kenë kohë për të pushuar. Nga e marta në mbrëmje deri në mbrëmjen e së dielës janë mjaft ditë dhe Interi i Simone Inzagit mund ta lerë pas lodhjen dhe zhgënjimin e Liverpulit për t’u përqëndruar siç duhet për sfidën me Torinon në Serinë A. Do të luhet jashtë fushe dhe trajneri nuk mund të ankohet shumë për mungesat. Të vetmit që pritet të mos luajnë janë qendërmbrojtësi De Vraj dhe mesfushori Marcelo Brozoviç. i pari pësoi direkt dëmtim në “Anfild”, ndërsa kroati ka probleme dhe është në dyshim gjithashtu. Pjesa tjetër e skuadrës është gati dhe Inzagi mund të hedhë në sulm dyshen Xheko-Lautaro Martinez. Boshnjaku pushoi në Champions. D’Ambrozio pritet për De Vrajin dhe Galiardini për Brozoviçin.
Sfidanti.al