Kështu ndodhi me futbollistin e Betisit, Ruibal, i cili ishte “kasapi” i ndeshjes së La Ligës të humbur ndaj kampionëve me shifrat 1-2. Ky lojtar pati dy ndërhyrje të ashpra dhe të rrezikshme ndaj rivalëve duke nxjerrë jashtë loje fillimisht kroatin Shime Vrshaljko dhe pastaj Korrean, por gjithsesi shpëtoi nga çdo ndëshkim i mundshëm. Ai nuk mori asnjë karton të verdhë. Kjo ndodhi që në 30 minutat e para të ndeshjes. Problemet me dëmtimet ishin të rëndësishme që përpara ndeshjes për trajnerin Simeone sepse argjentinasi dhe kroati kishin zëvendësuar, përkatësisht Grizmanin dhe Karraskonë. Grizman u detyrua të hynte më pas në lojë, ndonëse ishte llogaritur për t’u shlodhur.
Sfidanti.al