Ukrainasja Svitolina pranon të luajë ndaj ruses Potapova!

Tenistja nga vendi i sulmuar këto ditë fillimisht kishte deklaruar se do të bojkotonte ndeshjen ndaj rivales së saj të radhës në Turneun e Hapur të Monterrejit. Elina Svitolina nuk do të luante ndaj tenistes ruse Anastasia Potapova, por organizatorët e bindën për të kundërtën, pasi u vendos që Potapova të konkurronte nën flamur neutral, jo nën atë të Rusisë. Vetë Svitolina do të veshë uniformën me ngjyrat kombëtare të Ukrainës në mbështetje të vendit të saj që është sulmuar nga ushtria ruse.

Sfidanti.al