Baxhio legjendar: Jam i befasuar, tifozët ende më duan

Të gjithë ata që i kanë ndjekur, rrregullisht, zhvillimet në fushën e futbollit, me siguri që e mbajnë mend magjistarin italian të topit, Riberto Baxhio që, me lojën e tij me përfaqësuesen dhe disa ekipe të Italisë, ka lënë gjurmë të thella, si në futbollin evropian, ashtu edhe në atë botëror. Baxhio, nesër, mbush 50 vjeç, ndërkohë që ka 13 vite që ka dalë në “pension”, pasi u largua nga fusha e futbollit, por, megjithatë tifozët, vazhdimisht, e rrethojnë atë me dashuri dhe respekt, duke e befasuar ish-asin e Fiorentinës, Juventusit, Milanit dhe Interit. “Filosofia ime e jetës mbështetet te kërkimi i lumturisë. Ne duhet ta kërkojmë çdo ditë lumturinë. Fillimisht, ne duhet ta gjejmë atë dhe, më pas, duhet ta ndajmë me të tjerët. Unë, gjithnjë, befasohem nga dashuria dhe vëmendja që tregojnë njerëzit për mua edhe pas 13 vitesh, kur unë dola në ‘pension’”, vuri në dukje Baxhio në “Mediaset Premium”.

Sfidanti.al