Adetokumbo kthehet me 50 pikë për të shpëtuar Miluokin!

Pushimi i bëri mirë, edhe pse “vakancat” në NBA janë shumë të shkurtëra. Janis Adetokumbo nuk luajti në ndeshjen ndaj Portlendit, të cilin Miluoki e humbi, por u kthye në sfidën shtëpiake kundër Indianës duke shkëlqyer. Lojtari më i mirë i Finaleve të sezonit të kaluar shënoi 50 pikë dhe kapi 14 topa në tabela. Ai u shtoi edhe 4 asistë, ndërsa nga gjuajtjet ishte i shkëlqyer duke realizuar 17 nga 21 nga loja. Me 50 pikë ai vendosi rekordin personal të sezonit dhe është vetëm 2 pikë larg nga rekordi i karrierës. Miluoki është në vend të tretë në Lindje, vetëm 2 humbje larg Majemit e Çikagos.

Sfidanti.al