“Tripleta” nuk bëhet “hasha”, ultrasit e Romës më të “dashur” me Murinjon se yjet e tyre!

Në përfundim të ndeshjes padyshim që nuk ishte i lumtur pasi doli i humbur dhe i eleminuar, por gjithsesi provoi një emocion të fortë. Zhoze Murinjo nuk është nga ata njerëz që preken lehtë, veçse mirënjohja është diçka që ndikon fort, dhe ai u ndje në “qiellin e shtatë” kur ultrasit e Interit e përshëndetën përpara nisjes së ndeshjes çerekfinale të Kupës së Italisë. “Mirëse u ktheve në shtëpi” shkruhej në banderolën e shpalosur prej tyre në “San Siro”, dhe që ishte mirënjohje për atë që trajneri portugez bëri për zikaltërit në 2008-2010. Ai fitoi tre trofe në 2010, Championsin, Serinë A dhe Kupën e Italisë, si dhe Serinë A në 2009. Tifozët po ashtu kënduan në kor emrin e tij.

Sfidanti.al