Gjithçka është në perfeksion me përjashtim të aspektit financiar. Kështu shkruajnë duke qeshur mediat bavareze, ndërsa lexojnë intervistën e legjendës së Holandës, Rud Gulit, i cili këshillon Bajernin të marrë Matijs De Ligtin nga Juventusi. Largimi i Niklas Zyles, pas atyre të Alabës dhe Boatengut, ka krijuar vërtet problem në qendër të mbrojtjes, por në Mynih nuk duan të shpenzojnë 60-70 milionë euro për një lojtar në prapavijë, sidomos në këto kushte krize për futbollin. Për më tepër, Zyle largohet me parametër zero, pra klubi nuk fiton gjë prej tij që ta shpenzojë për juventinin. Me gjasë, bavarezët do të marrin ndonjë mbrojtës tjetër që do ta gjejnë në Bundesligë, shumë më lirë ose falas fare.
Sfidanti.al