Turpërimi ishte i madh sepse për herë të parë po shkonin në shtetin ku mbretërojnë aksionerët e tyre të rinj. Futbollistët e Njukasëllit patën një mbrëmje për t’u harruar në stadiumin “Mbreti Abdullah” në Xheda të Arabisë Saudite. Edhe pse në fushën e lojës u arrit fitore, me shifrat 2-1 ndaj Al Itihadit, gjithçka u errësua nga një incident kur futbollisti Siaran Klark (Ciaran Clark) goditi me grusht një lojtar vendas. Që të dy u përjashtuan me karton të kuq, ndërsa mediat angleze shkruajnë se Klarku mund të mos shfaqet më në fushë për Njukasëllin, aksionet e të cilit u blenë nga familja mbretërore saudite. Në tribunën VIP ishte familja mbretërore vendase dhe ambasadori britanik, të cilët padyshim nuk u ndjenë aspak mirë për atë që panë.
Sfidanti.al