Ish-ylli i Arsenalit, sot në versionin e analistit, nuk i kurseu komplimentat për futbollistin e sotëm të Liverpulit. Trent Aleksandër-Arnold shkëlqeu në fitoren e të kuqve në “Emirejts” ndaj Arsenalit për Kupën e Ligës (Karabao), dhe sidomos ishte fenomenal me pasimet e tij, që ishin edhe dy asistet për golat e shënuar nga Diogo Zhota. “Ai është fenomenal, – tha Pol Mersoni, – shpesh njerëzit thonë se ai nuk di të mbrojë mirë, por përse duhet të mbrosh kur je gjatë gjithë kohës në sulm? Statistikat dhe asistet e tij të luajnë mendtë e kokës. Ai është i jashtëzakonshëm në pasimet e tij, kurrë nuk e humb toruan. Ai top (asisti i golit të dytë) ishte prej Dejvid Bekami, nëse do të shikoje vetëm këmbën e tij dhe asgjë tjetër, do të mendoje se po luante Bekami”.
Sfidanti.al