Partizani e paska pasur problem sa të largohej Daja!

Fitorja 3-0 në fushë kundërshtare është një mesazh i fortë. Këtë e dha Partizani nën drejtimin e trajnerit Dritan Mehmeti ndërsa triumfoi në Rrogozhinë kundër Egnatias vendase, diçka jo aq shumë e lehtë për cilindo ekip të Superligës këtë sezon. Golat u shënuan nga Mala në 47’, Skuka në 61’ dhe Rrapaj në 73’. Në të vërtetë, në pjesën e parë Egnatia e trajnerit Zekeria Ramadani luajti më mirë dhe goditi traun e portës mike. Duket pra se për të kuqtë paska mjaftuar largimi i ish-trajnerit Ilir Daja për t’u çliruar nga ngërçi, ndërsa Mala thotë se Partizani do të jetë shumë i fortë në fazën e dytë. Të shohim e të presim, se është shumë shpejt. Ndërkaq, e papritur fitorja 2-0 e Kastriotit ndaj Teutës kampione në fuqi, në ndeshjen e luajtur në Kamzë. Bedri Greca dhe Spartak Ajazi ishin shënuesit, ndërsa trajnerit Edi Martini nuk po i ecën fare në rikthim pasi dha më parë dorëheqjen.

Java 16: Egnatia-Partizani 0-2, Kastrioti-Teuta 2-0; Dje: Tirana-Vllaznia 0-0, Skënderbeu-Laçi 0-0; Renditja: Tirana 34 pikë, Kukësi 28, Laçi 28, Vllaznia 26, Partizani 21, Teuta 18, Skënderbeu 16, Dinamo 15, Egnatia 14, Kastrioti 11.

Sfidanti.al