Dhuna në “Air Albania”? “E sinkronizuar” me atë në Sevilje!

Kohë të vështira për futbollin dhe duket se njerëzit nuk po ndihen aspak të qetë. Tifozë në të gjithë botën kanë shtuar problemet në stadiume, me ç’duket në raport të drejtë me shtimin e problemeve të tyre personale dhe familjare. Dhuna e tifozëve në “Arenën Air Albania” ishte një remineshencë e asaj që po ndodh në Francë këtë sezon, por mu në të njëjtën kohë skandali ndodhi edhe në Spanjë. Ndeshja e të tetave të finaleve e Kupës së Mbretit mes Seviljes dhe Betisit u ndërpre dhe u braktis pasi lojtari seviljan, Zhoan Zhordan Moreno, u godit në kokë me një shtizë metalike (!!!).

Jemi mësuar të gjuhet me sende të forta, çakmakë, monedha, shishe apo edhe shashka e fishekzjarrë, por jo me shtiza hekuri! Për fat, ai nuk pati pasoja dhe u ngrit në këmbë pasi mori ndihmë mjekësore. Lojtarët e Seviljes u larguan, ndërsa pas 50 minutash u mor vendimi. Nga Betisi ka akuza të shprehura nga mesfushori Viktor Kamarasa se “të gjithë ne dëgjuam, madje edhe gjyqtari i katërt, që trajneri i tyre i thoshte Zhordanit që të bënte sikur ishte keq dhe të shtrihej në tokë”.

Sfidanti.al