Anektoda me gjyshen e Stef Kërrit kur dëgjoi ..Golden State

Kur Stef Kërrin, kampionin absolut të 3 pikëshit në NBA, e zgjodhi Golden State në draftin e 2009-ës, paska ndodhur një histori e këndshme, madje një anektodë simpatike në familjen Kërri. Stef Kërri tregon duke qeshur se gjyshja e tij kur dëgjoi për herë të parë Golden State ishte habitur dhe kishte pyetur : “ Në cilin qytet është ?”

Fillimi nuk ishte i lehtë për basketbollistin që ka bërë histori, i cili ka ndryshuar lojën sulmuese në NBA, ndaj dhe e quajnë revolucionarizuesi për shkak të impaktit të tij. Stef e kujton akoma reagimin e gjyshes që nuk e kishte idenë se në cilin qytet do të shkonim , por edhe e shfajëson atë kur thotë se në bregun Lindor shumë vetë mendonin se Los Anxhelos ishte dhe ..Kalifornia”

Sfidanti.al