Barcelona do të paguajë 55 milionë euro në katër këste për Ferran Torresin!

Ky është suksesi i parë i rëndësishëm i Ksavi Hernandezit si trajner i katalanasve, dhe po ashtu edhe i presidentit Laporta. Sulmuesi Ferran Torres do të kalojë nga Mançester Siti tek Barcelona që në janar, dhe për të do të paguhen 55 milionë euro, por kjo nuk do të bëhet menjëherë. Duket se Pep Guardiola i ka dhënë një dorë ish-klubit të tij që është në vështirësi të mëdha financiare. Gjithsesi, Siti do të ketë përfitim sepse e mori Torresin vetëm për 23 milionë, por ai nuk ka luajtur edhe aq shumë në një skuadër të mbushur me yje. Edhe trajneri i Spanjës, Luis Enrike, duhet të jetë i kënaqur nga lajmi pasi dëshiron që futbollisti i tij të luajë sa më shumë.

Sfidanti.al