Me siguri që ipëlqen të luajë pak, duke qenë në pozitat e atij që iluten. Kilian Mbape është në ditët e tij, pasi Paris SG pret që të rinovojë kontratën, ndërsa Reali pret të kundërtën, që të mos e bëjë dhe që në verë të veshë fanelën “merenges”. Sulmuesi francez, në një intervistë të fundit, deklaroi se “është shumë e lehtë të luaj me Benzemanë, sepse jemi miq”, diçka që nënkupton kalimin tek Reali. Nga ana tjetër, thotë se “i duhet lënë dera hapur ndryshimeve, pasi asnjëherë nuk idihet se çdo të ndodhë në të ardhmen”. “Mund të ndodhin gjëra që të ndryshojnë planet”, – tha Mbapeja ndonëse e kishte fjalën për gjithë karrierën jo thjesht për vitin 2022.
Sfidanti.al