Klauzola e tij në kontratë është 75 milionë euro, të paktëm sipas mediave europiane. Kaq është vlera e kartonit të Erling Halandit, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola thotë se mundësia është e madhe që sulmuesi norvegjez të largohet verën e ardhshme nga Dortmundi. “Ndoshta këtë verë, – tha italo-holandezi, – ndoshta verën tjetër. Gjithsesi, ka një mundësi të madhe që Erlingu të largohet këtë verë. Le të presim e të shohim. Bajerni, Reali, Barcelona, Siti janë skuadrat e mëdha ku ai mund të shkojë. Siti e ka fituar 5 herë titullin vitet e fundit, ndërsa Junajtidi jo. Kur erdhëm tek Dortmundi, e dinim se ky hap do të vinte”. Halandi u kërkua edhe verën e kaluar nga Junajtidi apo Çelsi, por edhe nga Reali e Barcelona, dhe në atë kohë u fol për një shifër transferimi rreth 170 milionë euro.
Sfidanti.al