Totenhemi, një skuadër e Kontes: Fiton edhe pa bukuri, por me shpirt!

Pas disfatës së rëndë në Europë duhej një sukses dhe duket se londinezët po e gjejnë veten dalë nga dalë. Karakteri i fortë dhe frymëzimi i rrallë që vjen nga trajneri Antonio Konte po bën të vetën dhe ja ku erdhi fitorja 2-0 ndaj Brentfordit në “Stadiumin Totenhem”. Një autogol i Kanosit dhe një gol i koreanojugorit Son ishin të mjaftueshëm për t’ia dalë mbanë dhe tani Totenhemi ka 22 pikë në vendin e 6-të, vetëm 2 pikë poshtë vendit të katërt që të dërgon në Champions.

“Ne kemi parë një skuadër që ka shpirt, – tha italiani, – lojtarët po tregojnë vullnet të madh, përkushtim dhe dëshirë. Natyrisht, ne kemi nevojë që të përmirësohemi. Ka shumë hapësirë për përmirësim në zotërimin e topit, por pa top ne ia dolëm shumë mirë. Luftuam për çdo top dhe ishim të përqëndruar. Ne ushtruam presion nga fillimi deri në fund. Dua të vazhdoj punën për përmirësimin, por fitorja e sotme ishte mjaft e mirë. Le të festojmë deri në mesnatë, por një sekond pas mesnatës duhet të mendojmë për ndeshjen e rëndësishme të dielës”.

Sfidanti.al