Trajneri gjerman është tashmë zyrtarisht në stolin e “djajve të kuq”. Çdo gjë është informuar nga Mançester Junajtidi, pra që Ralf Rangniku do të jetë trajneri i ri, në vend të Majkëll Karrikut, dhe në vazhdim të shkarkimit të Ole Gunar Solskjerit. Veterani 63-vjeçar, që nuk ka drejtuar ndonjëherë skuadra të mëdha, deklaroi se do të luftojë për sukses që këtë sezon dhe premtoi se do të ndihmojë yjet që të tregojnë gjithë potencialin e tyre. Gjithsesi, në Angli theksojnë se Kristiano Ronaldo me shumë mundësi do të duhet të heqë dorë nga makinat e tij të shtrenjta për të shkuar në stërvitje. Rangniku vendosi rregull tek Lajpcigu që të gjithë lojtarët duhet të shkojnë në stërvitje me makinat e dhëna nga sponsori zyrtar i klubit.
Sfidanti.al