Një tjetër lajm i keq për Ksavin, Pedri mungon deri në janar

Sezonin e kaluar luajti 73 ndeshje dhe kjo ndikoi padyshim që mbingarkesa ta godiste. Pedri nuk do të luajë për Barcelonën deri në janar sepse dëmtimi i është rikthyer, në një goditje të madhe për trajnerin Ksavi Hernandez. Futbollisti 19-vjeçar ka luajtur shumë pak këtë edicion, dhe klubi mësohet se ka vendosur të jetë tepër i kujdesshëm me të, duke mos nxituar ta aktivizojë. Mesfushori ofensiv fitoi Kupën e Mbretit, pastaj luajti në Europian dhe në Lojrat Olimpike.

Sfidanti.al