Trimëria malazeze, “të dhjetuar” i morën barazimin 2-2 Holandës!

Kombëtarja shqiptare mund të mësojë sesi luhet një ndeshje ndaj një kundërshtari të madh, edhe kur ke fatin kundër. Mali Zi, edhe pse me mungesa të shumta, reagoi fort në Pogdoricë ndaj Holandës në ndeshjen eleminatore të Botërorit. Nga 0-2, rezultati shkoi në 2-2 në minutat 82 e 86, me gola të shënuar nga Ilija Vukotiç dhe Nikola Vujnoviç. Memfis Depai kishte shënuar të dy golat për holandezët në 25’ e 54’. “Jam krenar për djemtë e mi, – tha trajneri malazez, Raduloviç, – kështu luajnë vetëm ata që e duan vendin e tyre”. Barazimi nuk lejoi që “tulipanët” të kualifikoheshin për në Botëror, por do të duhet të presin ndeshjen e fundit. Mali i Zi ka 12 pikë në një grup shumë të vështirë me Holandën, Turqinë e Norvegjinë. Holandezët kanë 20 pikë, ndërsa turqit e norvegjezët nga 18. Nordikët “vranë veten” duke barazuar 0-0 në Oslo me Letoninë.

Sfidanti.al