Nota e vendosur nga “Kikeri” ishte nga më të mirat e javës dhe tregon qartë se në çfarë niveli është Klaus Gjasula. Mesfushori i kombëtares shqiptare është kthyer vetvetja për Darmshtatin duke dhënë edhe asist në fitoren 4-2 në fushën e Shalkes në Gelsenkirshen. Ai mori notën 2. Vetëm portieri i Nyrembergut, Kristian Matenia (1), sulmuesi i Darmshtatit, Filip Tic (1.5), sulmuesi Xhon Verhëk (1) dhe sulmuesi i Aues, Antonio Jonjiç (1.5) morën notë më të mirë sesa mesfushori shqiptar në të 18 ekipet e Bundesligës së dytë këtë javë, me gati 300 lojtarë në fushë si titullarë dhe zëvendësues. Gjasula luajti për 87 minuta duke shërbyer topin për golin e dytë të ekipit të tij (2-1) shënuar nga Honsak. Darmshtati është në vendin e katërt në renditje duke pasur shpresa për t’u ngjitur në Bundesligë.
Sfidanti.al