Nga plagosja te shkatërrimi i VAR-it, kriza e futbollit në Amerikën e Jugut!

Ka qenë kontinenti i lojës së bukur, por jo vetëm kaq. Amerika e Jugut është tradicionalisht po aq e famshme për futbollin sa edhe Europa, por sporti më popullor në botë është goditur sërish nga dhuna. E rëndë ajo që ndodhi në Argjentinë, në ndeshjen e kategorisë së tretë me Atletikos së Hurakanit dhe Ferros, ndërsa pati të shtëna jashtë stadiumit që plagosën drejtorin teknik të miqve, Maurisio Romero. Sipas informacioneve nga Argjentina, ishin grupe të tifozëve vendas që u përleshën jashtë stadiumit dhe arritën deri tek përdorimi i armëve të zjarrit. Klubi i Ferros njoftoi më pas se gjendja shëndetësore e Romeros ishte e mirë dhe se ai ishte jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nuk ka pasur probleme me lojtarët dhe trajnerët.

Me më pak pasoja, por po aq spektakolare dhuna që ndodhi në Brazil, e që madje ngjau në elitë. Ishte ndeshja mes Gremios dhe Palmeirasit, dhe në përfundim të saj tifozët vendas vërshuan në fushë dhe sulmuan kabinën e VAR-it. Ata i shkatërruan plotësisht pajisjes, ndërsa akuzojnë teknologjinë si fajtore për humbjen e ekipit të tyre. Zemërimi i tifozëve u shkaktua nga anulimi i një goli për Gremion që mund ta kishte barazuar rezultatit 2-2, ndërsa po me VAR u dha një penallti për Palmeirasin. Gremio rrezikon rënien nga kategoria, ndërsa iu dha 10 javë dënim për fushën dhe 15 milionë euro gjobë.

Sfidanti.al