Boksieri shqiptaro-gjerman bën ligjin në … Instagram

Është 31 vjeç dhe ndonëse është një sportist i mirë, sërish nuk ka arritur të fitojë tituj të mëdhenj, pra breza të artë. Gjithsesi, boksieri gjermano-shqiptar, Senad Gashi, është një yll në internet dhe ndiqet nga 1 milionë njerëz në Instagram. Tabloidi gjerman, “Bild” shkruan se Gashi është një nga 15 boksierët me më shumë popullaritet në rrjetet sociale, duke përfshirë këtu edhe më të mirët e botës si Tajson Fjuri, Entoni Xhoshua, Kanelo Alvarez, Diontej Uajlder apo Oleksandr Usik. Kjo e ka ndihmuar që të ketë fitime të rëndësishme duke pasur edhe një kontratë me kompaninë e njohur gjermane të veshjeve sportive, “Adidas”.

Sfidanti.al