Kriza financiare apo Zhordi Krujfi shpëtuan Ronald Kumanin?!

Nga Katalonja thonë se djali i legjendës së ndjerë holandeze qenka meritori që trajneri i tanishëm nuk është flakur tej stolit të Barcelonës. Zhordi Krujf, pinjolli i Johan Krujfit, i paska kërkuar presidentit Zhoan Laporta që t’i jepte një tjetër shans Ronald Kumanit sepse ai mund ta ndreqte situatën. Dihej që më parë se Kumani ishte në rrezik që të shkarkohej, por gjithnjë thuhej se trajneri u shpëtua nga kriza financiare e Barçës, që nuk kishte mundësi të paguante dëmshpërblimin dhe të pajtonte një trajner të ri. Ndoshta, qenka edhe shtysa e Zhordit që sot është drejtues tek Barcelona i afruar nga vetë Laporta. Gjithsesi, nuk dihet nëse djali i Krujfit ka parashikuar drejt, pra nëse Kumani do të mundë ta shpëtojë situatën në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al