Çelsi e Reali në alarm, dëmtohen Lukaku e Hazari

Për të dytin është bërë një lojë “çil e mbyll” sepse i ndodh shpesh, por gjithsesi kjo nuk do të thotë se tek Reali dhe tek Belgjika janë mësuar. Eden Hazar mund të mungojë sërish disa kohë pasi trajneri i kombëtares belge, Roberto Martinez, deklaroi se lojtari ofensiv u largua nga grumbullimi para finales “së vogël” në Ligën e Kombeve ndaj Italisë. “Lodhje muskulore” është diagnoza e dhënë nga “djajtë e kuq”. E njëjta diagnozë edhe për “tankun” Romelu Lukaku, që gjithashtu u largua nga ekipi përfaqësues. Për Çelsin e Londrës kjo është goditje tepër e rëndë sepse sulmuesi i marrë për 115 milionë euro është praktikisht lojtari më i mirë, dhe shpresa më e madhe për golin. Të shohim sesa mund të mungojnë dy yjet e Belgjikës.

Sfidanti.al