Në një rrëfim të tij për fitoren e Kampionatit Europian në 2004, Oto Rehagel, theksoi se lideri i ekipit ishte qendërmbrojtësi Traianos Delas, i cili ishte edhe kapiteni. Trajneri gjerman i thoshte se “nuk duhet të lejosh askënd që të të kalojë”, ndërsa Delasi që kishte besim tek aftësitë e tij, i përgjigjej: “Shef, me cilim kundërshtar do të luajmë sot”. Kjo histori të kujton atë që ndodhi në 1986 mes trajnerit të Flamurtarit, Leonidha Çurri, dhe qendërmbrojtësit Rrapo Taho. Këtij të fundit i takoi detyra për të mbuluar Geri Linekerin, sulmuesin më të mirë të Kupës së Botës 1986 në Meksikë, dhe Çurri po i shpjegonte gjërë e gjatë se kush ishte Linekeri. “O presor, boll më hape kokën, – i tha Tahoja, – më thuaj ç’numër ka, se merrem unë me të!”
Sfidanti.al