Në Pekin vitin e ardhshëm nuk do të shkohet siç u bë në Tokio. Në Lindjen e Largme shkon sërish sporti olimpik, por skuadra amerikane do të jetë ndryshe, pasi këtë herë drejtuesit kanë vendosur që vaksinimi të jetë i detyrueshëm. Në Japoni, verën e kaluar, ishin ndoshta mbi 100 sportistë nga 613 gjithsej që nuk kishin bërë vaksinën, ndërsa spikaste notari Majkëll Endrju, i cili refuzoi hapur dhe e cilësoi veten si kundërshtar të vaksinimit. Jo vetëm kaq, por Endrju dilte pa maskë edhe në konferencat e shtypit dhe për këtë u kritikua. Këtë herë, në Kinë, do të jetë ndryshe.
Sfidanti.al