Bryzh-Paris SG ishte vërtet dueli i Davidit me Goliadhin!

Mjafton një krahasim financiar me dy klubeve për të kuptuar diferencën, por që nuk u duk aspak në sfidën e grupeve në Champions. Paris SG shpenzon rreth 300 milionë euro për rrogat, ndërsa Bryzhi mezi arrin në 20 milionë euro në vit, që do të thotë 15 herë më pak. Nëse Mesi e Nejmar marrin nga 36 deri në 50 milionë euro, lojtari më i paguar i belgëve është portieri Simon Minjole me më pak se 1 milionë euro në vit.

Kur vjen puna tek transferimet, PSG pati blerjen rekord të Nejmarit, që mbetet lojtari më i shtrenjtë në botë dhe për të cilin u paguan 222 milionë euro. Klub Bryzhi ndërkaq është tepër modest. Kamal Souah nga Leisteri u mor për 10 milionë euro (8 milionë paundë stërlina).

Nëse do të krahasojmë pasuritë e pronarëve të aksioneve të klubit, do të shohim se parizienët zotërohen nga Fondi Sovran i Shtetit të Katarit me vlerë të plotë 338 milionë USD, ndërsa aksioneri mazhoritar i Byrzhit është Bart Verhege me vlerë pasurie rreth 416 milionë euro!

Sfidanti.al