Kristiano Ronaldo të paktën shënoi dhe ekipi i tij mbeti me 10 lojtarë përpara sesa të humbiste. Lionel Mesi, ndërkaq, ishte 11 kundër 11, por nuk është e “qullosi” ndonjë gjë të madhe në debutimin e tij në Champions për Paris SG. Ende në kërkim të golit, argjentinasi pati një ndeshje ku u përpoq, por ku nuk shkëlqeu. Statistikat janë që ai bëri gjithsej 3 gjuajtje, nga të cilat vetëm 1 përfundoi në kuadrat, dhe ishte goli. Gjithsesi, Mesi krijoi 3 raste për gol, aspak keq, pati 84 prekje të topit, 63 pasime me saktësi 79.4 për qind. Ai nuk bëri asnjë ndërhyrje për të fituar topin, ndërsa mori karton të verdhë! Nuk ishte debutimi që priste vetë 34-vjeçari dhe po ashtu që prisnin tifozët parizienë në barazimin 1-1 në Belgjikë ndaj Bryzhit.
Sfidanti.al