Kështu thotë shefi ekzekutiv i Jang Bojsit, Vanja Grojel, ndërsa qyteti i Bernës është në festë prej shumë orësh. Skuadra modeste zvicerane mposhti një gjigand të vërtetë në sekondat e fundit të minutës së 95-të dhe tifozët shpërthyen në ekstazë, ashtu si edhe shefat në tribunën VIP. Shefi ekzekutiv, Vanja Grojel (Greuel) e quan këtë ndaj Man. Junajtidit si fitoren më të madhe në historinë e klubit. “Çfarë rezultati, – tha ai, – çfarë mbrëmjeje, çfarë ndeshjeje! Në Zvicër ishte si një tërmet, një shpërthim i pabesueshëm në stadium”. Jang Bojsi po luan në grupet e Championsit për herë të dytë në histori dhe në 2018 mundi Juventusin në Bernë, por ishte ndryshe, pasi italianët ishin kualifikuar me kohë, dhe nuk patën lojtarët më të mirë. “Mançester Junajtidi, – thotë Grojeli, – luajtën me më të mirët, me Ronaldon, dhe ne jo vetëm fituam, por edhe e merituam”.
Sfidanti.al