Aksidenti i fundit në Monza ndoqi atë të disa javëve më parë në Silverstoun, dhe duket se rreziku do të rritet sa më shumë do të afrohet fundi i sezonit. Rivaliteti mes Maks Verstapenit dhe Ljuis Hamiltonit është në kulmet e tij, në një edicion tepër të fortë të Formula 1 dhe shefi i kampionatit, Ros Braun, ka një këshillë për dy “gjelat”. “Është e qartë që të dy pilotët mund ta kishin shmangur, – tha ish-shefi i Ferrarit, – gjykoj se ishte pasoja e dy djemve që u ndeshën kokë më kokë dhe që nuk deshën të lëshonin asnjë centimetër. Një mëkat, sepse do të kishte qenë një garë e madhe, por ne e humbëm këtë mundësi. Nuk besoj se këta “gjela” do të tërhiqen në të ardhmen, por shpresoj që kampionati të vendoset në pistë, jo në barriera”.
Sfidanti.al