Vlerësohet se do të ketë një ndryshim të madh në kulturën në “Old Traford” me mbërritjen e Ronaldos. Superylli portugez ka forcuar financat që tani (me mbi 200 milionë euro të fituara nga shitja e fanelave), ka forcuar mentalitetin fitues, ka hequr presionin nga lojtarët e tjerë dhe do të jetë si mësues për lojtarët e rinj. Gjithsesi, ka edhe një aspekt tjetër ku duket ndikimi I Kristianos. Sipas mediave angleze, futbollistët e Mançester Junajtidit nuk hëngrën ëmbëlsira për darkë të premten, ndërsa për herë të parë bashkë me ta u ul edhe CR7. Ata hodhën sytë nga pjata e portugezit ku kishte ushqime të tilla si vezë të ziera, avokado e diçka tjetër. Këto I thotë njëri nga kamarierët që shërbeu në hotel, ndërsa lojtarët e pyesnin “na thuaj se çfarë ka Kristiano në pjatën e tij”.
Sfidanti.al