Partizanit i kthehet një njohje e vjetër, me Esat Malën është më lehtë të fitohet!

U kthehet një nga më të spikaturit. Partizani do të ketë sërish në ekip Esat Malën, lojtarin e dalluar të krahut që prej dy muajsh tentoi të vazhdonte karrierën në Turqi. Drejtori sportiv i të kuqve, Olsi Rama, lajmëroi në rrjetet sociale arritjen e marrëveshjes me 22-vjeçarin që kthehet nga Giresunspori. Klubi turk e mori me kontratë 3-vjeçare, por pastaj e huazoi tek Partizani për shkak të krizës financiare. Kjo do të thotë se trajneri Ilir Daja do të ketë një përforcim të rëndësishëm për sezonin që pritet të fillojë pas pak ditëve.

Mala shënuar 9 gola dhe ka dhënë 10 asistë në 103 ndeshje në Superligë për kryeqytetasit, por sidomos ka shkëlqyer duke ndihmuar lojën e skuadrës, duke spikatur në treshen sulmuese me Jurgen Bardhin e Jasir Asanin. Rikthimi i tij është shumë i rëndësishëm sidomos duke pasur parasysh largimin e Bardhit dhe Asanit, duke shtuar potencialin ofensiv të ekipit. Mala ishte pjesë e ekipit që doli kampion në vitin 2019 nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega, dhe talenti e përvoja e tij besohet se do ta ndihmojnë Partizanin të luftojë për objektiva maksimalë si titulli dhe Kupa e Shqipërisë.

Sfidanti.al