Nuk ka si frymëzimi i Cikalleshit: E dashuroj këtë sport

Për fat të keq ndëshkoi një ish-ekipin e tij, madje një ekip që i dha besim, që shpenzoi 2 milionë euro për kartonin e tij kur e mori nga RNK Spliti i Kroacisë duke i hapur dyert e Superligës së Turqisë. Gjithsesi, Sokol Cikalleshi e festoi këtë gol, ndonëse brenda në zemër mund t’i ketë kërkuar falje ish-punëdhënësve të tij. Goli i dytë radhazi në Superligën turke për Konjasporin, ishte pjesë e fitores 2-1 ndaj Istanbul Bashaksehirsporin dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare reagoi në FB duke shkruar: “Çfarë emocioni, gol në frymën e fundit, e dashuroj këtë sport, e dashuroj këtë ekip”.

Sfidanti.al