Djaloshi me origjinë ruse padyshim që lufton fort për Gjermaninë dhe në emër të saj fitoi medaljene artë në Tokio. Aleksandër “Sasha” Zverev u kthye triumfator në Mynih pas suksesit në Japoni, ndërsa u prit nga vëllai i tij, Misha (Mihail), nga babai që është Aleksandër i Riu, nga nëna Irina dhe nga dy qentë e familjes që erdhën nga Montekarlo. Gjithashtu, në aeroportin e Mynihut ishte tenistja e njohur gjermane, Sabinë Liziki (Lisicki), e cila banon në Mynih. Edhe 100 tifozë ishin në aeroport dhe nga kjo pritje madhështore, Zverevi harroi çantën tek bagazhet. Më pas tha duke qeshur se “këdo ditë nuk do të më duhet, ndaj edhe e harrova”.
Sfidanti.al