Kur mbërriti aty që nga Lokomotiva e Zagrebit dihej që ishte i mirë por jo që do të arrinte kaq shumë. Myrto Uzuni, megjithatë, është nga ata lojtarë që punojnë fort për të arritur qëllimin dhe nuk e kthejnë kokën prapa. Golat e shënuar gjatë sezonit në Superligën e Hungarisë, ku doli kampion me Ferencvaroshin, si dhe 7 golat e shënuar gjithsej në Champions (4 vetëm këtë verë) bënë që ai të shpallej lojtari më i mirë i sezonit për kampionët hungarezë. “Falenderoj familjen, trajnerët dhe drejtuesit, – tha sulmuesi shqiptar, – luani është i uritur, më e mira po vjen”.
Sfidanti.al