Ka plot 8 vjet që është i lidhur me këtë vajzë, dhe tashmë është i fejuar, që në kulturën perëndimore do të thotë jo thjesht të shkëmbejnë unazat, por së pari të jetojnë së bashku me një status përtej bashkëjetesës. Robin Gosens është një njeri i lumtur në jetën e tij private, ndërsa pas fitores së Gjermanisë ndaj Portugalisë, ai ia dedikoi Rabeas gjithë meritën për sukseset e tij në karrierë. Gosens shënoi ndaj portugezëve dhe u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, ndërsa telefonin që iu përmbyt nga mesazhet e përdori vetëm për t’i dërguar një mesazh shoqes së tij.
Rabea nuk ishte në stadiumin e Mynihut, ndoshta ishte në orar pune në Itali, sepse punon si fizioterapiste në Bergamos, në qytetin ku jetojnë së bashku sepse Gosens luan për Atalantën në Serinë A. “Unë ia dedikoj gjithçka Rabeas, – shprehet futbollisti, – ajo ka sakrifikuar shumë për mua, më ka ndjekur nga pas kudo ku kam shkuar në karrierë”.
Sfidanti.al