Përse Dortmundi fali 30 milionë euro për kartonin e Isakut?

Sulmuesi i Suedisë po shkëlqen në Europian, ndërsa ish-klubi i tij nga Bundesliga pranoi diçka që në pamje të parë nuk i bën mirë. Borusia e Dortmundit e transferoi Aleksandër Isakun në 2019 tek Sociedadi për 7 milionë euro, dhe siguroi një klauzolë që mund ta merrte përsëri për 30 milionë euro, jo për 70 milionë aq sa është klauzola e transferimit e vendosur nga klubi spanjoll. Mediat baske njoftojnë se Dortmundi dhe Sociedadi kanë rënë dakord që ta prishin këtë klauzolë (30 milionë), pra duket se klubi gjerman nuk është i interesuar për Isakun. Gjithsesi, Sociedadi ka frikë se nuk do ta mbajë gjatë Isakun, sepse agjentët e sulmuesit po negociojnë që ta kalojnë në ndonjë klub të Premier Ligës.

Sfidanti.al