“Furitë greke” në “Rolan Garos”, pas Cicipasit, edhe Maria Sakari!

Flasim për një vend të vogël dhe pa ndonjë traditë të madhe në tenis, por gjithsesi, dëshiron ta arrijë kulmin e saj. Përderisa Serbia ka Novak Gjokoviçin, Rumania ka Simona Halepin dhe Kroacia ka pasur Goran Ivanisheviçin, përse Greqia të mos ketë kampionët e saj? Kjo ëndërr po realizohet të paktën këtë sezon në “Rolan Garos”. Dy përfaqësues të vendit jugor të Ballkanit kanë çarë rrugën deri tani në gjysmëfinale. Pas Stefanos Cicipasit që eleminoi Danil Medvedevin rus në çerekfinalet e meshkujve, ishte radha e Maria Sakarit për të eleminuar kampionen në fuqi të Parisit, polaken Iga Shviontek. Sakari fitoi me dy sete, 6-4 e 6-4, duke u treguar më e fortë se një teniste e niveleve të rëndësishme si Shviontek. Sakari është 26 vjeç, dhe është vajza e ish-tenistes greke Angjeliki Kanelopulu. Në gjysmëfinale për femra edhe çekja Barbora Krejçikova që mundi amerikanen e re Koko Gauf. Edhe këtu setet ishin 2-0, 7-6 e 6-3.

Sfidanti.al