Franca mund 3-0 rivalin e Shqipërisë në miqësore, Uellsin!

Karim Benzema e bëri kthimin në kombëtare pas shumë vjetësh, por nuk ishte mbrëmja e tij për të festuar. Franca gjithsesi e pati festë duke arritur një fitore të lehtë ndaj Uellsit në miqësore përpara Europianit. Suksesi 3-0 u arrit me golat e shënuar nga Kilian Mbape si dhe Antuan Grizman e Usman Dembele të Barcelonës. Uellsi luftoi fort dhe portieri Uard bëri heroizma, por përjashtimi me karton të kuq i mbrojtësit të Liverpulit, Neko Uilliams, prishi çdo ëndërr uellsiane. Uard priti një gjuajtje me kokë të Pol Pogbasë, si dhe i prishi festën Benzemasë duke pritur penalltinë, por nuk e ndaloi dot humbjen. Në 5 qershor, Uellsi do të presë Shqipërinë ndërsa të shtunën e ardhshme (jo këtë të shtunë) do të nisë aventurën në Euro 2020 (2021 në fakt) në Baku ndaj Zvicrës.

Sfidanti.al