Super League, Al Khelaifi hidhet në sulm: Nuk mbrohen tifozët

E lindur në mënyrë të papritur për t’u shpërbërë vetëm pas pak orësh, Super League u tradhëtua nga vetë klubet që fillimisht u bënë pjesë e këtij projekti, Mes klubeve që refuzuan ftesën ishte edhe Paris Saint Germaini i Nasser Al Khelaifit që u kthye të flasë për Super League në një intervistë për Agence France Presse.

‘Super League nuk mbron futbollin – tha Al Khelaifi-nuk mund të shkëputesh nga tradita sipas së cilës cdo skuadër mund të realizojë ëndrrat e saj. Futbolli ekziston prej shumë vitesh, Super League nuk kishte për zemër interesin e tifozëve. Të gjitha skuadrat duhet të kenë mundësinë që një ditë të marrin pjesë në  kompeticionin më të rëndësishëm  dhe nën mbrojtjen e UEFS. Champions League është një markë shumë e fortë që duhet mbrojtur, por të gjithë duhet t’i përshtatemi tregut si në kompeticionet ndërkombëtare ashtu dhe ato kombëtare’.

Sfidanti.al