‘Kjo aventurë, edhe pse me një finale që nuk e prisja e bëri akoma më të qartë se cila do të jetë e ardhmja ime. Është koha që të rihyj në lojë e të përballem me sfida të reja’. Andrea Pirlo i tha lamtumirënn Juventusit por nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe shansi për të nisur një aventurë të re në Serinë A mund ta ketë menjëherë.
Në fakt në orët e fundit Udinese ka shfaqur interesin për ish trajnerin e Juventusit që si për ironi të fatit ka të njëjtat ngjyra si Zonja e Vjetër, bardhezi. Këtë e ka shprehur presidenti I klubit friulan, Franco Soldati
‘Pirlo trajneri i ri i Udineses? Me siguri do të na pëlqente, është një profesionist i shkëlqyer dhe do t’i jepte një imazh ndërkombëtar skuadrave me të cilat është lidhur emri i tij, jo vetëm Udineses-tha Franco Soldati-e ardhmja e Gottit? Do të flasë me familjen Pozzo dhe do të merret një vendim që unë uroj të jetë më i miri për të ardhmen e Udineses’.
Sfidanti.al