River Plate regjistron një rezultat historik në Kupën Libertadores në Amerikën e Jugut për mënyrën se si zhvilloi ndeshjen e radhës në këtë kompeticion. Skuadra e drejtuar nga Marcelo Gallardo mundi Santa Fe me rezultatin 2-1 në një ndeshje të cilën e zhvilloi në kushte ekstreme. Skuadra e Rover Plate ishte e goditur nga Covid 19 dhe ishte pa 25 elementë të saj në fushën e lojës duke u paraqitur në këtë përballje vetëm me 11 futbollistë me Gallardon që nuk kishte mundësi të bënte asnjë zëvendësim.
Por telashet më të mëdha skuadra nga Buenos Aires i kishte në portë, pasi nuk kishte asnjë portier në dispozicion dhe CONMEBOL një ditë para ndeshjes e refuzoi kërkesën e River Platet për të grumbulluar 2 portierë të tjerë. Në këtë pikë, I takoi mesfushorit Enzo Perez të mbrojë portën e skuadrës së tij me 35 vjecarin që u shfaq në lartësinë e duhur duke dhënë kontributin e tij në fitoren e River Plate me 5 pritje
Sfidanti.al