Shtatë persona janë akuzuar për vrasje me dashje në kuadër të hetimeve që po kryhen në Argjentinë për vdekjen e Diego Armando Maradonës dhe që nga 31 maji të 7 këta persona do të bëjnë deponimin e tyre, Bëhet fjalë për 2 infermierë, koordinatorin Mariano Perroni, mjeken Nancy Forlini, psikologun Carlos Diaz, psikiatren Agustina Cosachov dhe neurokirurgun Leopoldo Luque.
Nëse do të vërtetohet një përgjegjësi më e madhe në krahasim me neglizhencën, të 7 personat e akuzuar rrezikojnë të dënohen nga 8 deri në 25 vjet burg. Media argjentinase kujton se raporti i përpiluar për vdekjen e Maradonës ka vendosur që El Pibe De Oro u braktis nga stafi shëndetësor
Sfidanti.al