Wolff mban premtimin, Grosjean do të bëjë test me Mercedes

Toto Wolff e mbajti premtimin; Romain Grosjean do të kthehet në Formula 1 për të bërë një test me makinën Mercedes. Piloti francez do të drejtojë W10 në pistën Paul Ricard në 29 qershor, por dy ditë përpara kësaj date do të bëjë ndonjë xhirp provë me rastin e Cmimit të Madh të Francës.

Ish piloti i Haas ishte në selinë në Barkley për të bërë provën e ndenjëses. Propozimi nga ana e skuadrës kampione të botës në Formula 1 në drejtim të Grosjean u bë pas aksidentit të rëndë të ndodhur në Bahrein në muajin nëntor nga i cili piloti shpëtoi për mrekulli duke mos pasur pasoja të rënda. Tani ai do të mund të  kthehet për një ditë në Formula 1 për të vijuar më pas karrierën në IndyCar.

Sfidanti.al