E thotë studimi: Messi futbollisti më i mirë në Evropë në këtë sezon

Observatori i futbollit CIES publikoi një studim të bazuar te të dhënat e InStat,  një prej kompanive të analizës së rendimentit sportiv më të rëndësishëm të lojtarëve më të mirë të kompeticioneve më të rëndësishëm në Evropë. Të dhënat e InStat kurorëzojnë Lionel Messin si futbollistin më të mirë të sezonit me argjentinasin që ka lënë pas Neymar në vendin e dytë dhe Robert Lewandowskin në të tretin.

Ajo që të bën përshrtypje në këtë klasifikim është se në vendin e katërt është renditur futbollisti i Manchester City, Joao Cancelo që ka lënë pas shokët e tij të skuadrës, Kevin De Bruyne dhe Rodri Hernandez. Dhjetëshen e futbollistëve më të mirë të këtij sezoni sipas të dhënave të InStat e plotësojnë Mahrez, Lingard, Gundogan dhe Grealish.

Messi grumbulloi 405 pikë nga ky studim si rezultat i të gjitha veprimeve teknike të kryera gjatë lojës si dhe nivelit të kompeticionit ku ka luajtur ndeshjet e tij. Një tjetër aspekt që i ka dhënë shumë pikë argjentinasit është se ai ka luajtur të paktën 1000 minuta në sezonin aktual. Messi me 405 pikë ndiqet nga Neymar me 381, ndërsa Lewandowski grumbulloi 371. Kylian Mbappe është jashtë dhjetëshes, në vendin e 16 me 349 pikë.

InStat arriti në këtë përfundim pasi përllogariti të dhënat e rreth 10 mijë futbollistëve në 32 kampionate në të Federatave anëtare të UEFA

Sfidanti.al