Nis Formula 1, në Bahrein Verstappen fiton pole positionin e parë për 2021

Max Verstappen konfirmoi momentin e shkëlqyer  të Red Bull. Pasi dominoi të tre sesionet e provave të lira, piloti holandez arriti të shkëlqejë edhe në kualifikueset e Cmimit të Madh të Bahreinit, duke  fituar pole positionin e parë sezonal.

Në pistën e Sakhirit, Verstappen la pas kampionin e botës, Lewis Hamilton me 388 të mijtat më shumë si për të treguar se këtë vit Mercedes do të djersisë më shumë në  tentativën për të fituar një tjetër t itull për pilotë e konstruktorë.

Vendi i tretë i takoi pilotit tjetër të Mercedes, Valtteri Bottas, ndërkohë që Charles Leclerc me Ferrari plotësoi vijën e dytë të startit duke regjistruar kohën e 4 më të mirë I ndjekur nga Gasly dhe Ricciardo. Piloti tjetër i Ferrarit, Carlos Sainz u rendit në vendin e tetë pas Lando Norris, ndërsa Fernando Alonso që rikthehet pas 3 vitesh shënoi kohën e 9 më të mirë. Aston Martin pati si rezultatin më të mirë vendin e 11 Stroll, ndërkohë që Vettel u rendit në vendin e 18 duke lënë pas tij vetëm dy pilotët debutues të Team Haas, Mick Schumacher dhe Nikita Mazepin.

Sfidanti.al