Tajnara Konti, një seks-simbol nga mundja tek … mundja

Në gjuhën anglosaksone i thon restling (wrestling), në shqip i themi mundje. Luftërat në këtë sport i bënë meshkujt, por edhe femrat dhe njëra nga më të njohurat është Tajnara Melo de Karvaljo, që njihet më shumë me emrin Tajnara Konti ose Taj Konti. Vajza 25-vjeçare ishte pjesë e spektaklit UUE (WWE), ndërsa tani është e regjistruar në Oll Elit Restling (All Elite Wrestling). Ajo ka brezin e zi në xhudo dhe brezin blu në xhuxhicun braziliane, ndërsa më parë ka qenë gjimnaste. Ajo fitoi tituj në Brazil, në shtete të ndryshëm të vendit të madh si dhe katër herë doli nënkampione kombëtare. Gjithsesi, Taj Konti njihet edhe për fotot eksplozive ku tregon format e veta.

Sfidanti.al