Thierry Henry lajmëron: Dal nga rrjetet sociale, ka shumë racizëm e bullizëm

‘Që nga dita tjetër do të dal nga rrjetet sociale deri në momentin kur  drejtuesit të jenë në gjendje të vendosin rregulla në platformat e tyre me të njëjtën forcë dhe rigorozitet që aplikojnë kur thyhet rregulli i të drejtës së autorit’-Në këtë mënyrë, Thierry Henry lajmëroi në profilet e tij në rrjetet sociale mbylljen e tyre.

‘Racizmi dhe bullizmi i tepërt dhe si pasojë tortura mentale për individët është shumë toksik për t’u injoruar-shtoi Henry-duhet të ketë përgjegjësi. Është shumë e lehtë të krijosh një profil dhe ta përdorësh për frikësuar e ngacmuar pa pasur pasoja e të mbetesh anonim. Deri në momentin që kjo do të ndodhe, do të caktivizoj profilet e mia në të gjitha platformat sociale. Shpresoj që kjo të përfundojë shpejt’.

Sfidanti.al