Ibrahimovic vetëkurorëzohet: Jam mbreti i ardhshëm i Suedisë

Zlatan Ibrahimovic nuk ndryshon kurrë, si në fushën e lojës ashtu edhe jashtë saj. Nëse në ndeshjen me Gjeorgjinë u bë menjëherë vendimtar me pasimin për Claesson në shënimin e golit të fitores së Suedisë, në rrjetet sociale, sulmuesi 39 vjecar deshi të festojë kthimin në kombëtare pas rreth 5 vitesh. ‘Karli XVII Gustav’-shkruante në një postim të tij në Twitter, Ibrahimovic  teksa në mënyrë ironike e shpalli veten si mbreti i ardhshëm i Suedisë, mbreti aktual është Karli XVI Gustav.

‘Ishte fantastike, si ndeshja e parë që kam luajtur në kombëtare-tha Ibra për rikthimin e tij-ndjeva fluturat në stomak. Nuk isha nervoz, por i motivuar. Sa keq që nuk kishte publik, do të ishte një atmosferë krejt ndryshe. Por ishte emocionuese të dëgjojë sërish himnin kombëtar’.

Për më tepër, në ndeshjen me Gjeorgjinë Zlatan Ibrahimovic vendosi edhe një rekord të ri, atë të futbollistit më të vjetër që vesh fanelën e Suedisë në moshën 39 vjec e 164 ditë duke thyer rekordin e Thomas Ravellit që e veshi fanelën e Suedisë në moshën 38 vjec e 59 ditë

Sfidanti.al